Projektbuxheti i vitit 2024 tejkalon për herë të parë 7 miliardë Euro shpenzime publike të planifikuara. Prioritet ka arsimi, shëndetësia, turizmi, bujqësia, infrastuktura dhe energjia. Investimet publike do të marrin pjesën më të madhe të financimit, 128.5 miliardë Lekë.
Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024, sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë do të jetë kështu 5.3% e PBB-së, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë, si dhe për të nxitur punësimin.
Në fushën e Infrastrukturës dhe Energjisë është planifikuar një buxhet prej 52.7 miliardë Lekësh. Prioritet ka zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare si dhe rehabilitimi i tyre. Shpenzimet buxhetore për vitin 2024 mbështesin veçanërisht politikën e rritjes së pagave në administratën publike qëndrore e vendore.
Fondi për vijimin e rritjes së pagave duke filluar nga 1 Korriku 2024 është planifikuar në shumën 11 miliardë Lekë dhe përfshin rritjen e pagës për punonjësit e sistemit shëndetësor, arsimor, punonjësit me grada si dhe nëpunësit e administratës publike.
Gjithashtu në projektbuxhetin e vitit 2024 financohet indeksimi i pensioneve për një shifër totale në dy vitet e fundit prej 25 miliardë Lekësh.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!