Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se vend i tij po përgatit aplikimin për anëtarësim në NATO dhe BE. Në mbledhjen e këshillit të Vetëvendosjes, Kurti ka theksuar se Kosova tashmë ka një imazh të ri në arenën ndërkombëtare.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
“Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në BE.”
Kurti tha se qeveria ka ndërmarrë një sërë masash për hapjen e vendeve të reja të punës dhe ka rritur pensionet, ndërsa ka mbështetur shtresat në nevojë të prekura nga pandemia.
ALBIN KURTI
KRYEMINISTER I KOSOVES
“Kemi shënuar rritje ekonomike, kemi bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë, kemi luftuar krimin e korrupsionin, kemi avancuar aleancat dhe kemi forcuar raportet me shtetet mike. Kemi treguar solidaritet me popujt ne nevoje. Kosova është bërë fanar i demokracisë në rajon. Sa i përket sundimit të ligjit, jemi renditur të parët në Ballkan. Jemi 17 vende më lartë, për sa i përket lirisë së mediave.
Kryeministri i Kosovës hodhi poshtë zërat se qytetarët kanë humbur besimin tek institucionet.
Ещё видео!