Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është përpjekur të mbajë një pozicion eutral në konfliktin mes Ukrainës e Rusisë, duke kërkuar të shfaqet si negociator për afrimin e dy palëve drejt arritjes së paqes. Por deklarata e fundit, padyshim duhet ta ketë shqetësuar kreun e shtetit rus, Vladimir Putin.
Erdogani u shpreh se Ukraina duhet të bëhet pjesëe NATO-s, një frikë e madhe kjo e shefit të Kremlinit. “Ukraina, padyshim e meriton që të jetë në NATO”, deklaroi Erdogan para gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski, i cili mbërriti në Turqi në kuadër të një turneu europian për të siguruar mbështetjen për anëtarësimin e vendit të tij në aleancën ushtarake pas përfundimit të luftës me Rusinë.
Mbështetja e presidentit turk për Ukrainën vjen pasi Ankaraja po e zvarrit dritën jeshile për anëtarësimin e Suedisë në NATO, me arsyetimin se Stokholmi nuk po godet sa duhet militantët kurdë dhe grupet e tjera që Ankaraja i sheh si kërcënim për sigurinë e saj. Ai nënvizoi ndërkohë se Turqia po punon drejt zgjerimit të një marrëveshjeje për drithin, të ndërmjetësuar nga ajo vetë vetë dhe OKB-ja, e cila i ka hapur rrugën eksportit të më shumë se 30 milionë tonë drithërave ukrainase përmes Detit të Zi.
Erdogan shtoi se Putin është duke planifikuar një udhëtim të rrallë drejt Turqisë muajin e ardhshëm, ku ai shpreson të diksutojë rinovimin e marrëveshjes së drithit, si dhe arritjen e një marrëveshje për një shkëmbim të mundshëm të burgosurish. Turqia ka mbajtur lidhje të ngushta me Ukrainën dhe Rusinë, duke i përdorur marrëdhëniet e saj me të dyja vendet për të vepruar si pale ndërmjetësuese.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RexhepTajipErdogan#Ukraine#TopChannelNews
Ещё видео!