Policia e Lezhës ka zbardhur një incident të ndodhur të premten, ku një sherr mes disa personave u raportua zyrtarisht nga Policia si një aksident, për shkak të deklaratave të rreme të të përfshirëve.
Në reagim zyrtar këtë të hënë, Policia bën me dije se më 24 mars, shtetasi Anteo Fizi në bashkëpunim me 2 shokë të tij, shtetasit Kristian Gjergji, dhe David Doda (të dy të shpallur në kërkim), kanë kanosur me armë zjarri, poshtë mbikalimit të Ishull Lezhës Ednant Lulajn.
Gjatë largimit me shpejtësi, automjeti me të cilin udhëtonin kërcënuesit është përplasur në mbikalimin e Ishull Lezhës, me automjetin me drejtues shtetasin M. K.
Në pranga ka përfunduar Anteo Fizi, 20-vjeç, ndërkohë që u shpallën në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij.
Gjithashtu, për këtë rast, u shpall në kërkim 23 vjeçari Ednant Lulaj, banues në Tale, i cili nuk ka kallëzuar se është kanosur me armë zjarri, nga 3 shtetasit e lartpërmendur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Lezhë#TopChannel
Ещё видео!