Fëmijë të ardhur nga zonat më pak të urbanizuara të vendit janë kthyer në shqetësim për Policinë. Kjo për faktin se ata janë bërë pjesë e grupeve kriminale të drogës kryesisht heroinë dhe kokainë. Jo si trafikantë, por thjesht si shitës të tyre!
Të “kontraktuar” nga mafiozë të mëdhenj, fëmijë të moshës nga 10 deri në 12 vjeç janë “përzgjedhur” për të shitur dozat me drogës sipas porosive në shumë zona të Tiranës, por kryesisht në Ish-bllok dhe Tiranën e Re.
Agjentët e krimit në Tiranë thonë se është problem, pasi për çdo dozë droge të dërguar në destinacion ata mund të fitojnë maksimumi deri në 1 mijë lekë të vjetra. Pra, nëse duhet të sigurojnë një vlerë maksimalisht prej 5 mijë lekë të vjetra, duhet të dërgojnë më shumë se 7 porosi.
Kjo strategji e trafikantëve të drogës duket se ka funksionuar. Ekspertët thonë se është e vështirë të zbulohen gjurmët e këtij krimi. Sepse, askush nuk mund të mendojë se një fëmijë, që mban një kuti teksa shet cigare në rrugë ka edhe një tjetër “mision” për të fituar ca më shumë lekë.
Ai duhet të dërgojë një copë letër të mbështjellë mirë me letër, e për të cilën nuk di se çfarë ka brenda. “Kemi hasur në disa raste kur fëmijët e kanë dërguar porosinë. Kanë pranuar se ua ka dhënë një xhaxhi aty te cepi i rrugës dhe i kanë dhënë edhe 1 mijë lekë për ta çuar deri në lokalin, apo shtëpinë e dikujt. Në të gjitha rastet shitësit e mëdhenj justifikohen se nuk kanë ku të parkojnë makinën, ndaj shfrytëzojnë të tillë fëmijë” - tregon një nga inspektorët e krimeve që mbulon zonën e Tiranës së Re.
Ai thotë se e njeh mirë këtë skemë, por e ka të mundur të sigurojë prova fajësie, teksa shton se fëmijët-shitës nuk mund të arrestohen, e aq më tepër kur ata vijnë nga zona të varfra të Shqipërisë dhe bukën e përditshme e sigurojnë me mënyra të shitjes ambulatorëve të paketave.
Ndërkohë, hetimet e këtyre rasteve kanë edhe një tjetër vështirësi. Eshtë e pamundur të përdoren metoda proaktive. Sepse nuk mund të gjenden kurrësesi fëmijë të tillë brenda “radhëve të policisë” që të ndërmarrin një detyrë të tillë.
Edhe në një rast kur u përdor një lypës në moshë madhore nuk funksionoi, pasi shitësit e drogës, ose edhe ata që e trafikojnë atë nuk shfaqën besim dhe as e afruan që të ishte pjesë e shitjes, ose dërgimit të drogës në destinacion.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Femijet#Droga#TopChannel
Ещё видео!