[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi sot 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, të cilin e akuzoi për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia.Ndërsa për dy të arrestuarit e tjerë për të njëjtën cështje, menaxherin Donald Lushaj dhe shoferin Armando Pezaku, akuza kërkoi përkatësisht 10 vite e 8 muaj si dhe 8 vite e 8 muaj burg.Biznesmeni Çekaj përfiton nga gjykimi i shkurtuar e do të vuajë vetëm 14 vjet nëse pretenca lihet në fuqi nga gjykata.Dosja e trafikimit të 613 kilogramëve kokainë u mbyll kështu me vetëm tre të akuzuar, ndërkohë që prokuroria nuk arriti të zbulojë se cilët ishin porositësit dhe sporsorizuesit e kësaj linje të fuqishme të lëndëve narkotike.Sasia e madhe e kokainës me vlerë mbi 180 milionë euro u kap në 28 shkurt 2018, në një kontenier me banane që ishte porositur nga kompania Arbri garden, e bizbesmenit Çekaj.Operacioni i policisë u zhvillua në magazinat e këtij të fundit në Mamimas.Vetë biznesmeni iku në Gjermani, prej nga ku u ekstradua pak kohë më parë.Në vazhdimësi ai ka mohuar që të ketë gisht në trafikuin e kokainës.
Ещё видео!