#oranews #intervista #albakepi #permbytjet #itali
Moti i keq me reshje të forta shiu ka përfshirë gjatë natës, ishullin e Ischias në Itali.
Reshjet e shumta kanë provikuar shëmbje dheu e shkatërrim banesash e rrugësh.
Komuna më e goditur është Casamicciola, ku rreth 25-30 familje kanë mbetur pa banesë e dhjetra të tjera në të gjitha pesë komunat e zonës janë pa energji elektrike e ujë.
Zyrtarisht 12 persona rezultojnë të humbur, mes tyre një foshnje e porsalindur, pasi rreth pasdites u rikuperua trupi i pajetëi një gruaje nga Europa Lindore.
Reparti i departamentit të Mbrojtjes Civile e zjarrëfikësve ndodhen në ndihmë të banorëve të zonës e situata vazhdon të jetë tejet e vështirë. Sipas parashikimeve, reshjet e dendura do të vazhdojnë dhe gjatë ditës e mbrëmjes së sotme.
Shembja e dheut në disa zona ka mbyllur mjaft rrugë e ka marrë me vete automjete e banesa, duke i derdhur në det.
Situatën në Ischia po e ndjek me vëmendje dhe qeveria Meloni e cila me një komunikim mediatik është shprehur se Ministri për Mbrojtjen Civile e Cështjen e Deteve, Sebastiano Musumeci, po ndjek me vëmendje cka po ndodh në këtë ishull së bashku me rajonin e Campanias.
Qeveria italiane ndodhet pranë qyttarëve e falenderon grupet e punës që po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e personave që nuk u përgjigjen apelit të familjarëve.
Për më shumë lexoni në:[ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Ещё видео!