Lajme Arkiva 2002
Policia e Durrësit ndalon 4 vajza të dyshuara që ushtronin prostitucion në këtë qytet. Forcat policore kanë ushtruar kontroll në 69 hotele dhe motele, si dhe 478 automjete për këtë qëllim. Aksioni i përbashkët i Policisë Kriminale dhe Policisë së Qarkullimit u përqendruan në hotelet dhe aksin rrugorë të Golemit.
Këtu u krye edhe ndalimi i 4 vajzave që sipas policisë ushtronin prostitucion dhe që për këtë qëllim do të niseshin ilegalisht për në Itali. Bashkë me to u ndaluan edhe 4 persona të tjerë të cilët dyshohen si favorizues të prostitucionit.
Ndërkaq Policia Rrugore bllokoi edhe 4 automjete pa dokumentacione. Ky aksioni i përbashkët sipas shefit të qarkullimit në Durrës, Ardian Kalaja është i domosdoshëm jo vetëm sepse shpesh lëvizin persona të dyshimtë, por edhe për shkak të gjendjes së rënduar të trafikut në këtë qytet./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!