Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Mbi 1400 bimë kanabis sativa të gjetura në zonat malore të Shkodrës janë asgjësuar nga policia. Nga kontrollet me dronë dhe 80 efektivë në terren, në 191 zona në territorin e fshatit Gjuran dhe në territorin e fshatit Vilzë, u zbuluan të kultivuara në tokë 1300 fidanë kanabis dhe 137 fidanë të tjerë u gjetën në kubikë, të gatshëm për t’u mbjellë në tokë. Bimët narkotike janë asgjësuar me anë të djegies, ndërsa një pjesë e vogël e tyre është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë që në pranga kanë rënë dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Më herët, gjatë fazës së dytë të këtij operacioni, u asgjësuan 26 600 fidanë kanabis të kultivuar në tokë dhe në kubikë, si dhe u vu në pranga njëri nga autorët kryesorë të dyshuar të kësaj veprimtarie. Policia bëri të ditur se operacioni antikanabis “Alpe të pastra”, po vijon në zona të tjera.
Ещё видео!