#oranews
Zona në hyrje të Sarandës nga fshati Gjashtë vuan mungesën e investimeve nga bashkia. Rruga dhe mungesa e kanalizimeve janë shqetësimet kryesore, ndërsa akuzojnë bashkisë se nuk u ofron shërbimet për të cilat mbledh taksa.
Banorët e zonës midis Sarandës dhe fshatit Gjashtë, vazhdojnë të mos marrim shërbimet për të cilat paguajnë taksa.
Rruga e amortizuar është në të njëjtën gjendje prej 20 vitesh.
“Të na shtrojnë këtë rrugën të paktën.”
Menaxhimi i mbetjeve urbane ka dështuar edhe këtu, ndërsa për kanalizimet e munguara banorët kanë gjetur si zgjidhje gropat septike.
“Gropat e zeza i kemi me puseta.”
Edhe përse banorët i kanë kërkuar disa herë Bashkisë ndërhyrje për të përmirësuar infrastrukturën, thonë se nuk janë marrë parasysh.
“Kanë ardhur disa herë, i kanë bërë dhe matjet, na kanë premtuar që do ta shtrojnë por nuk ka ardhur njeri.”
Premtimet kanë mbetur vetëm elektorale.
“Kushdo që vjen ne rrugë kërkojmë por asnjë nuk e ka vënë dorën që ta bëjë.”
Neglizhenca e Bashkisë Sarandë, ndaj problemeve të qytetarëve ka rritur pakenaqësinë kryebashkiakut Adrian Gurma.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!