#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
1,5 gotë oriz
2 lgj vaj + 1 lgj gjalpë
Kripë dhe piper i bardhë
Shafran indie
3 gota ujë të valuar
Përbërësit për pulën
2 lgj vaj
1 qepë
600 gr gjoks pule
Kripë dhe piper i zi
Piper i kuq
0,5 lç kurkuma (shafran indie)
200 gr pure domate
2 thelpinj hudhër
150 gr mozzarela
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe vajin dhe kaurdisim orizin për 4-5 minuta. Shtojmë ujin e valuar, kripë, piper, shafran indie, ulim temperaturën dhe e lëmë orizin të ziejë për 12 minuta.
Ndërkohë në një tigan kaurdisim qepën në kubikë të vegjël deri sa të bëhet transparente. Shtojmë mishin të prerë në kubikë të vegjël, e kaurdisim për 5 minuta. Shtojmë erëzat e më pas shtojmë purenë e domates. Grijmë në rende hudhrat, i përziejmë së bashku dhe i lëmë të gatuhen përbërësit për 5-7 minuta të tjera. Lyejmë një tavë me vaj ose gjalpë. Nivelojmë në të orizin e më pas mbulojmë orizin me mishin e gatuar me salcë. Në fund mbulojmë orizin me djathë të grirë në rende dhe vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë për 15 minuta. E shërbejmë të spërkatur me majdanoz.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!