Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje te Presidentit Rexhep Mejdani ne nje konference shtypi nga zyra e tij.
Presidenti i Republikes Rexhep Mejdani në një deklaratë shtypi për vrasjen e Azem Hajdarit ngushëllon familjen e tij dhe në tone të ashpra dënon aktin kriminal duke premtuar për drejtësi si dhe u bën thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë e tyre. Në fjalimin e tij ai tha :
"Të dashur atdhetarë, po ju flas sot si presidenti juaj. Ngjarje të rënda na kanë ndodhur shumë në këto kohë. Një ngjarje e rëndë është dhe vrasja e një deputeti, një politikani i Opozitës, një prindi e bashkëshorti, pjesëtar i familjes sonë shqiptare, Azem Hajdari. Jam i bindur se të gjithë jemi të pikëlluar dhe dënojmë vrasësin. Unë u kam kërkuar organeve kompetente për kapjen dhe identifikimin e autorëve. Ju kërkoj shqiptarëve të ulin armët dhe të ndalohet dhuna duke lejuar organet e shtetit dhe të drejtësisë të vendosin në bazë të ligjit."
Gazetar : Vladimir Lame
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
Ещё видео!