#rrezedielli #reportTV
Sallatë me kuinoa dhe perime të freskëta
Përbërësit:
1 filxhan çaji kuinoa
4 qepë të njoma
1 kastravec
2 domate
1 karrotë
I tufë majdanoz
1 grusht nenexhik të freskët
1 limonë
kripë dhe piper të zi
vaj ulliri
Përgatitja:
Fillimisht shpëlajmë kuinoan me ujë të bollshëm, e vendosim në tenxhere në raport 1 masë kuinoa dhe 2 masa ujë e vendosim në zjarr në temperaturë mesatare dhe e lëmë të ziejë për 15-20 minuta. Pasi farat e kuinoas bëhen gjysëm transparente, kuinoa është gatuar. E largojmë nga zjarri dhe e thërrmojmë me majën e pirunit. Ndërkohë që u gatua kuinoa të gjtihë perimet I presim në kubikë të vegjël, qepët e njoma dhe erzat I grijmë shumë hollë. Pasi të ftohet kuinoa I bashkojmë bashkë në një tas kuinoa, perime dhe erza.
Në një tas vendosim lëngun e limonit, kripë, piper, vaj ulliri e përziejmë dresingun dhe e shtojmë në tasin me sallatë, e përziejmë mirë atë që të marinohet mirë dhe e shërbejmë.
Ещё видео!