SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rritur parashikimet për ekonominë shqiptare. Sipas raportit më të fundit të FMN ekonomia në vend pritet të zgjerohet me 3.6% në vitin 2023, 1.4 pikë përqindje në shumë sesa në parashikimet e muajit prill.
Ndërsa për 2024-n projeksionet e FMN janë më pak optimiste dhe mbeten të njëjta si në prill. Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet vitin e ardhshëm me 3.3%.
Në rajon këtë vit sipas FMN rritjen më të lartë të ekonomisë pritet ta përjetojë Mali i Zi me 4.5%, pasuar nga Kosova me 3.8%. Shqipëria renditet e treta, ndërsa për Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë rritja ekonomike parashikohet me ritme më të ngadalta.
Ndërkaq të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se në gjashtë muajt e parë të këtij viti në rritjen ekonomike kanë ndikuar kryesisht sektorët e shërbimeve dhe të prodhimit. Në sektorin e shërbimeve, turizmi ka pasur kontributin më të ndjeshëm.
Tv Klan
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!