Oleksandr dezertoi nga vija e frontit në Ukrainën lindore pasi pa shokët e tij që shuheshin njëri pas tjetrit nga bombardimet ruse për gjashtë muaj. Më pas, ata që kishin mbetur u urdhëruan të kundërsulmojnë. Ky ishte momenti i fundit në luftë për Oleksandrin, 45 vjeç, i cili kishte qëndruar në front, në rajonin e Luhanskut në muajt e parë të luftës. Edhe oficeri i tij komandues hezitonte t'i dërgonte njerëzit drejt asaj që dukej si vdekje e sigurt. Pra, kur Oleksandr pa një mundësi për të shpëtuar jetën e tij, ai e bëri.
"Ne donim të jetonim. Nuk kishim përvojë luftarake. Ne ishim thjesht njerëz të zakonshëm, nga fshatrat," i tha AFP-së ushtaraku që nuk pranoi të tregonte mbiemrin e tij. Vendimi i tij është vetëm një nga shumë rastet që rëndojnë mbi ushtrinë ukrainase, e cila ka pësuar të paktën 43,000 humbje në gati tre vjet luftë sipas Presidentit Volodymyr Zelensky. Qeveria ndërkohë po përpiqet të rekrutojë trupa të reja. Mungesa e trupave është një pengesë kritike për Ukrainën, e cila po humbet territor përballë rusisë, me ritmin më të shpejtë që nga ditët e para të pushtimit në shkurt 2022.
Çështja e dezertimeve, u vu në qendër të vëmendjes në shtator kur ushtaraku 24-vjeçar Sergiy Gnezdilov njoftoi në një postim në rrjetet sociale se po largohej nga njësia e tij në shenjë proteste për shërbimin e pacaktuar. “Nga sot unë po dezertoj, pas pesë vitesh ushtar pa të meta, derisa të vendosen kushte të qarta shërbimi ose deri në ditëlindjen time të 25-të”, shkruante ai. Shërbimi shtetëror i hetimit e përshkroi deklaratën e tij si "të pamoralshme" dhe tha se ishte në dobi të Rusisë. Ai u arrestua dhe rrezikon deri në 12 vjet burg. Shifrat e publikuara nga zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas tregojnë se më shumë se 90,000 raste janë hapur për largim të ushtarëve pa leje ose dezertim, që nga fillimi i pushtimit, me një rritje të ndjeshme gjatë vitit të kaluar.
Oleksandri tregon ndërkohë se pas largimit nga vija e frontit, qëndroi në shtëpi, në rajonin e Lvivit, por tmerret që kishte përjetuar në luftë, nuk e linin të qetë. Ai vendosi të kthehej në luftë pasi pa se të rinj ukrainas regjistroheshin në ushtri dhe ushtarët e plagosur ktheheshin në betejë, pavarësisht lutjeve të familjes. Dhe si ai ka edhe të tjerë. Prokurorët thanë në fillim të dhjetorit se 8,000 trupa që u larguan pa leje ose dezertuan ishin kthyer vetëm në nëntor.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Dezertimet#Rusia
Ещё видео!