Sezoni i këtij viti do të jetë shumë më ndryshe nga ai i vitit të kaluar dhe padyshim që pritet të ketë më shumë fluks. Por, një prej problematikave pa zgjidhje është edhe mungesa e rojeve bregdetare. Jo më larg se të shtunës një pushues u mbyt në plazhin e Velipojës, duke kthyer sërish vëmendjen tek mungesa e rojeve të sigurisë. Pushuesit nënvizojnë se prania e një roje bregdetare në plazhin e Velipojës do të kishte shpëtuar jetën e 50 vjeçarit.
Në Shqipëri nuk janë të paktë në numër pushuesit që vijnë nga Kosova, sidomos gjatë fundjavës, për të pushuar në plazhet e vendit tonë. Sivjet mund të ketë një fluks edhe më të madh pushuesish, një efekt i pritshëm si pasojë e mbylljes më shumë se njëvjeçare që shkaktoi koronavirusi. Megjithëse janë shumë jetë njerëzish në rrezik duket se masat për sigurinë e jetës së tyre nuk janë ende në rend të ditës të zyrtarëve.
Në fakt, që prej vitit 2002, në Shqipëri ekziston një ligj i posaçëm vetëm për rojet bregdetare, megjithë shtesat e ndryshimet që ka pësuar ndër vite, ky ligj ka ngelur gjithmonë në letër e asnjëherë në praktikë. Në buxhetin e Miistrisë së Mbrojtjes ka një zë të veçantë, i cili i dedikohet pikërisht rojeve bregdetare, sipas ligjit, e megjithatë personeli në këtë aspekt, jo vetëm në plazhet publike por edhe ato private, mungon.
Sezoni i kaluar turistik, megjithëse i kufizuar nga masat e Covid, shënoi jo pak por 20 viktima të mbytur në det. Një numër ky i cili ngre kambanën e alarmit për sezonin turistik që po afron dhe padyshim ngre pyetjen se pse një ligj që daton 19 vite më parë, vazhdon ende të mos vihet në zbatim.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Pushuesit#Rojet#TopChannel
Ещё видео!