#reportTV #lajmeshqip #lajme
TIRANË-Shqipëria i shtohet listës së shteteve Europiane që kanë marrë vendimin për të pezulluar lundrimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të COVID-19. Ky vendim do të hyjë në fuqi në orën 06:00 të datës 22 dhjetor dhe do të jetë në zbatim për të paktën deri në 6 janar 2021, në varësi se si do të paraqitet situata. Për ata qytetarë që do të vijnë nga Britania e Madhe me fluturimet e kanë të detyrueshme të karantinohet për 14 ditë.
Ndryshime do të ketë edhe në orën policore. Kështu nga data 24 dhjetor deri më 4 janar qytetarët janë të detyruar që të futen në shtëpitë e tyre para orës 20:30, jo 22:00 siç është aktualisht, në të kundërtën do të gjobiten sipas aktit Normativ që është në fuqi. Më pas, në 5 janar do të rikthehet ora policore 22:00. Për rrjedhojë, nisur nga ky kufizim i lëvizjes së qytetarëve, edhe baret dhe restorantet, të konsideruara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si një vatër e rrezikshme e përhapjes së infeksionit, do të hapen në orën 06:00-20:30.
Ashtu siç është bërë e ditur dhe më herët, këto do të jenë pushimet dimërore më të gjata për fëmijët. Shkolla do të mbyllet më 24 dhjetor dhe do të nisë më 11 janar, e ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije sa i përket çerdheve dhe kopshteve nuk ka një parashikim për kufizimin e datave të hapjes dhe do jetë si vitet e tjera.
Mes gjithë frikës dhe panikut që ka paraqitur shfaqja e variantit të ri në COVID, ku sipas ekspertëve përhapet më me shpejtësi, lajmi i mirë është se vaksinat që kanë dalë në treg funksionojnë edhe ndaj tij.
Ещё видео!