Lajme arkiva 2005
Bamir Topi do të jetë kryetari i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në mbledhjen e parë të deputetëve demokrat kryetari Berisha kërkoi nga mozhoranca e djathtë të votojë në seancën e sotme të parlamentit Jozefina Topallin në postin e kryetares së re të kuvendit. Ne si grup parlamentar do të përcaktojmë tempin dhe tonin e ndryshimit, tha Berisha. Sipas të cilit qeveria e re do të jetë nën kontrollin e parlamentarëve të djathtë.
Sali Berisha: “Grupi ynë parlamentar do të vendosë një bashkëpunim të ngushtë me grupe e tjera parlamentare. Unë jam shumë i inkurajuar nga dëshira e shprehur sot apo dje nga grupi i opozitës për të kontrolluar. Dhe i siguroj ata se do të kenë të drejtë të kontrollojnë çdo gjë dhe se ky grup nuk do të përdorë kartonin për të bllokuar hetimin e tyre, kontrollin e tyre. Ne kemi qëndruar 8 vjet në opozitë, por për një gjë duhet të jeni të sigurt, i kemi dhënë vendin opozitës që se ka pasur kurrë në histori.”
Shefi i ri i qeverisë deklaroj se opozitës së ardhshme i duhet lënë hapësirë për të përfaqësuar integrimin si dhe të gjithë ta që votuan kundër. Në fund Berisha vlerësoj thirrjen e parlamentit nga Presidenti i Republikës si një akt i cili zhbllokoj vakumin institucional./tvklan.al
Gazetare: Desada Metaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!