Kjo video paraqet një bisedë rreth 15 minuta nga një avokat nga regjistri i Gjykatës Evropiane i të Drejtave të Njeriut ([ Ссылка ]) dhe është regjistruar në sallën kryesore të Gjykatës. Video shpjegon kriteret e pranueshmërisë që duhet të plotësojë çdo kërkesë në mënyrë që të shqyrtohet më tej nga Gjykata, dhe ka për qëllim të informojë kryesisht profesionistët në fushën e së drejtës dhe organizatat e shoqërisë civile. Video është prodhuar nga Gjykata në bashkëpunim, dhe me mbështetjen e Programit të Këshillit të Evropës HELP - 'Edukimi i Profesionistëve të së Drejtës me të Drejtat e Njeriut' (HELP, [ Ссылка ]).
Diskutimi i plotë: [ Ссылка ]
Raste nga GJEDNJ, që përmban video: [ Ссылка ]
Udhërrëfyes praktik për pranueshmërinë: [ Ссылка ]
Tabela e Përmbajtjes:
1. Formulari i ankimit dhe Neni 47 i Rregullores së Gjykatës - 0:44
2. Shterimi i mjeteve juridike në nivel kombëtar dhe afati kohor gjashtë mujor (Neni 35 § 1 i Konventës) - 02:18
3. Abuzimi apo keqpërdorimi i të drejtës së ankimit (Neni 35 § 3 i Konventës) - 04:37
4. Kërkesa që janë dorëzuar ndërkohë në Gjykatë ose në ndonjë institution tjetër ndërkombëtar (Neni 35 § 2 i Konventës) - 05:30
5. Statusi i viktimës (Neni 34 i Konventës) - 05:58
6. Detyrimi i Shtetit (Ratione personae) (Neni 35 § 3 i Konventës) - 07:29
7. Juridiksioni territorial (Ratione loci) (Neni 35 § 3 i Konventës) - 08:41
8. Juridiksioni kohor (Ratione temporis) (Neni 35 § 3 i Konventës) - 09:17
9. Objekti i çështjes (Ratione materiae) (Neni 35 § 3 i Konventës) - 10:18
10. Mungesa e një dëmi të konsiderueshëm (Neni 35 § 3 (b) i Konventës) - 11:22
11. Kërkesa haptazi të pabazuara (Neni 35 § 3 i Konventës) - 12:50
12. Komente përfundimtare - 14:27
© Këshillit të Evropës/ Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut
Kujtesë: Përmbajtja e kësaj video nuk është e detyrueshme për Gjykatën.
GJEDNJ: [ Ссылка ]
Baza e të dhënave HUDOC, të Gjykatës: [ Ссылка ]
Ещё видео!