#pandemianeshqiperi #covid19 #viktimat #infektimet
24 orët e fundit shënuan një rënie të numrit të viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Vetëm 4 persona nuk mundën dot të mbijetojnë pas infektimit nga kosonavirusi. Ata janë një 67-vjeçare nga Puka, një 73-vjeçar nga Patosi, një 79-vjeçare nga Lushnja dhe një 82-vjeçar nga Lezha. Shkon kështu në 2874 numri i jetëve të humbura që prej nisjes së pandemisë në vendin tonë. Rënie pësuan në 24 orët e fundit edhe rastet e reja të infektimeve. Nga 2680 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me Covid, 444 qytetarë. Gjysma e tyre, 213 raste u identifikuan në Tiranë ndërsa të tjerat i përkasin Elbasanit, Vlorës, Kamzës, Durrësit, Fierit, etj. Në të gjithë vendin numërohen 7032 persona të sëmurë me Covid-19. Numrin më të madh të të sëmurëve e kanë Tirana, Fieri, Durrësi dhe Shkodra, por ata janë të përhapur në të gjitha bashkitë. Në nivele të larta mbeten shifrat e pacientëve në spitale ku po marrin trajtim 164 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. 24 orët e fundit u shëruan 315 persona duke e çuar numrin e atyre që e kanë kaluar sëmundjen në mbi 171 mijë që nga nisja e pandemisë.
213 në Tiranë, 25 në Elbasan, nga 19 qytetarë në Vlorë, Kamëz, Durrës, 17 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Krujë, 10 në Vorë, nga 8 qytetarë në Berat, Shkodër, nga 7 qytetarë në Lezhë, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Devoll, Tropojë, 5 në Mat, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Peqin, Kuçovë, Sarandë, Has, nga 2 qytetarë në Roskovec, Përmet, Memaliaj, Korçë, Dimal, Gramsh, nga 1 qytetar në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Dropull, Delvinë, Himarë, Patos, Dibër, Shijak, Mirditë, Kukës, Pukë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!