Ardi Veliu është larguar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Rama, i cili ka publikuar edhe letrën e dorëheqjes që i ka paraqitur Veliu.
Në letrën e dorëheqjes Veliu thotë se ka vendosur të mos kërkojë një mandat tjetër, me qëllim që t’i përkushtohet më shumë familjes së tij.
Me marrjen dijeni të dorëheqjes, Televizioni Klan mëson se Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka propozuar kryeministrit edhe emrin e ri që do të drejtojë policinë. Burime zyrtare i thanë Televizionit Klan se Kryeministri Rama pritet ta firmosë së shpejti emërimin e Drejtorit të ri.
Largimi i Ardi Veliut pa përfunduar mandatin 5-vjeçar vjen në përfundim të afatit 100 ditor që Kryeministri Rama i kishte lënë policisë që të ndryshonte gjendjen e kriminalitetit dhe për të rritur sigurinë në vend.
Ai përkon edhe me dy ngjaje kriminale të ndodhura pak orë para dorëheqjes, si atentati me dy të vrarë mbrëmjen e të hënës në Elbasan dhe rrëzimi i një avioni në Kelmend, për të cilin ka dyshime se transportonte kanabis, tregues të gjendjes që Kryeministri kërkoi të ndryshonte.
Ardi Veliu u emërua në këtë detyrë në Shkurt të vitit 2018, 1 muaj pas largimit të Haki Çakos, me propozim të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.
Me largimin nga detyra, Ardi Veliu nuk do të jetë më as pjesë e policisë.
Sipas ligjit për policinë, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, Drejtori i Policisë nuk rikthehet më në strukturat e policisë, por mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike.
I njëjti ligj përcakton se Drejtori i ri i Policisë duhet të ketv gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues
i parë” apo të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë. Ai qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për një mandat tjetër.
Në njoftimin e dorëheqjes, Kryeministri paralajmëroi se Veliu do të emërohet në një detyrë tjetër shtetërore, pasi vlerësoi punën e tij në polici.
Tv KlanArdi Veliu është larguar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Rama, i cili ka publikuar edhe letrën e dorëheqjes që i ka paraqitur Veliu.
Në letrën e dorëheqjes Veliu thotë se ka vendosur të mos kërkojë një mandat tjetër, me qëllim që t’i përkushtohet më shumë familjes së tij.
Me marrjen dijeni të dorëheqjes, Televizioni Klan mëson se Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka propozuar kryeministrit edhe emrin e ri që do të drejtojë policinë. Burime zyrtare i thanë Televizionit Klan se Kryeministri Rama pritet ta firmosë së shpejti emërimin e Drejtorit të ri.
Largimi i Ardi Veliut pa përfunduar mandatin 5-vjeçar vjen në përfundim të afatit 100 ditor që Kryeministri Rama i kishte lënë policisë që të ndryshonte gjendjen e kriminalitetit dhe për të rritur sigurinë në vend.
Ai përkon edhe me dy ngjaje kriminale të ndodhura pak orë para dorëheqjes, si atentati me dy të vrarë mbrëmjen e të hënës në Elbasan dhe rrëzimi i një avioni në Kelmend, për të cilin ka dyshime se transportonte kanabis, tregues të gjendjes që Kryeministri kërkoi të ndryshonte.
Ardi Veliu u emërua në këtë detyrë në Shkurt të vitit 2018, 1 muaj pas largimit të Haki Çakos, me propozim të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj.
Me largimin nga detyra, Ardi Veliu nuk do të jetë më as pjesë e policisë.
Sipas ligjit për policinë, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, Drejtori i Policisë nuk rikthehet më në strukturat e policisë, por mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike.
I njëjti ligj përcakton se Drejtori i ri i Policisë duhet të ketv gradën “Drejtues i lartë” ose “Drejtues
i parë” apo të ketë të paktën 15 vjet përvojë në polici, nga të cilat të paktën 10 vjet në pozita të larta drejtuese në strukturat e Policisë. Ai qëndron në detyrë për një periudhë prej 5 vjetësh me të drejtë riemërimi edhe për një mandat tjetër.
Në njoftimin e dorëheqjes, Kryeministri paralajmëroi se Veliu do të emërohet në një detyrë tjetër shtetërore, pasi vlerësoi punën e tij në polici.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!