Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 të shkallës Rihter ka tronditur Qipron orët e para të mëngjesit.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare epiqendra e tërmetit u raportua 113 kilometra në perëndim të kryeqytetit Nikosia, ndërsa thellësia e tërmetit ishte 51 kilometra.
Sipas medieve izraelite, tërmeti është ndjerë në pjesë të ndryshme të vendit, si dhe në Greqi.
Lëkundjet, që zgjatën disa sekonda u ndjenë në të gjithë Qipron. Lëkundjet alarmuan banorët, por deri më tani nuk ka raportime për dëme material
Qipro ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik, ku pllaka tektonike euroaziatike takohet me atë afrikane.
Një tërmet 6.3 më 10 shtator 1953, vrau të paktën 40 njerëz dhe shkatërroi qindra shtëpi, kryesisht në zonën e qytetit të Paphos (pafos).
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Earthquake#Qipro#TopChannelNews
Ещё видео!