Prezantoheshin si zyrtarë të lartë dhe u kërkonin para biznesmenëve. Arrestohen babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha si dhe shpallet në kërkim organizatori i mashtrimit Florian Gjergji. Këta shtetas me anë të mashtrimit dhe shatazhimit në rrjetet sociale kishin për qëllim marrjen e një shumë të madhe parash nga një biznesmen.
Sipas njoftimit të policisë, babë e bir, 54 dhe 24 vjeç me banim në Tiranë, do të merrnin shumën 100 000 Euro nga një biznesmen. Gjergji ka organizuar këtë veprimtari kriminale, duke iu prezantuar biznesmenit si zyrtar i lartë dhe duke i kërkuar shumën e parave, gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.
Pas identifikimit, babë e bir janë mbajtur në vëzhgim nga shërbimet operacionale të policisë, deri në momentin kur janë arrestuar në flagrancë, para se të merrnin shumën e parave nga biznesmeni.
Nga veprimet e thelluara hetimore dyshohet se këta 3 shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ngjashëm, të ndodhur në muajin Mars të këtij viti, në Tiranë, ku me anë të mashtrimit, duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 70 000 Euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet.
Vijon puna për kapjen e organizatorit të këtij mashtrimi, Florian Gjergjit dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer në bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!