Aktori i radhës që kryeministri Rama ka zgjedhur ta postojë në faqen e tij si dëshmi e një tjetër mbështetje që vjen nga komuniteti i artistëve për shembjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar është Artan Imami. Komentin e tij kryeministri e shoqëron me opinionin e Imamit për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar.
“Teatri Kombëtar duhet të shfrytëzohet vetëm dhe vetëm për godinën e re të Teatrit Kombëtar, duke mos cenuar tjetërsimin e asnjë pjese të kësaj prone. Mua nuk më zë gjumi nga qejfi se do të bëhet një teatër i ri modern, në vend të këtyre pamjeve të tmerrshme që shohim me gjendjen aktuale.”
Nuk ka vonuar replika e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që thotë se “Puna e Teatrit ishte loooja!”. “Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën!”, thekson Basha.
Për çështjen e Teatrit reagoi këtë të enjte në rrjetet sociale edhe Presidenti Ilir Meta. Teksa bën me dije se i dërguar një letër Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, për të konfirmuar mbështetjen e tij në aplikimin drejtuar organizatës prestigjioze “Europa Nostra” për mbrojtjen e kompleksit aktual, Presidenti thotë se ka qenë në koherencë prej 20 vitesh për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Tiranës. Dhe për të vërtetuar këtë e ka shoqëruar postimin me një video të kryeministrit Rama në vitet 2000 kur ishte ministër Kulture.
Një javë më parë Presidenti dorëzoi vetë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Tv Klan
Ещё видео!