Pesë vite nga dita e betimit si president i Republikës, Ilir Meta tashmë ndodhet në udhëkryq mes përfundimit të karrierës së tij politike apo rikthimit në krye të partisë, të cilën e themeloi vetë, Lëvizjen Socialsite për Integrim.
Axhenda e zhvillimeve partiake të LSI-së, po jep sinjalet e para të rikthimit të Ilir Metës në krye të kësaj force politike, por tashmë me shifra dhe pushtet shumë më të tkurrur krahasuar me periudhën kur kryesohej nga Meta.
Brenda 24 orësh nga dita e përfundimit të mandatit të presidentit, Lëvizja Socialiste për Integrim do të zgjedhë strukturat e reja drejtuese. Në 25 korrik, anëtarësia e kësaj force politike, ka deklaruar se do të mbledhë organin më të lartë partiak, Konventën Kombëtare.
Në respekt të statutit të LSI-së pika 11.28, gërma B do të mbahet Konventa Kombëtare e LSI në datë 25 korrik 2022 e thirrur nga kryetarja e saj. Konventa do të jetë një moment historik për LSI dhe opozitën shqiptare në tërësi, për të ardhmen e përballjes pa asnjë kompromis me regjimin e rilindjes për të hapur një epokë të re të një Shqipërie të çliruar nga krimi, korrupsioni dhe kapja e shtetit.
Kreu i shtetit, Ilir Meta në daljet publike të muajve të fundit, ka theksuar vazhdimisht se kostumi i presidentit i ri ngushtë dhe shumë shpejt do i kthehet politikës aktive. Në zgjedhjet lokale të 6 marsit, Lëvizja Socialsiste për Integrim u përfshi në koalicion me Komisionin e Rithemelimit, të kryesuar nga ish kryeministri Sali Berisha. Rikthimi i Metës në krye të LSI-së do të sillte në politike një partneritet të hershëm, duke bërë që arena poltike t’i përngjante asaj të një dekade më parë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Meta#LSI#TopChannel
Ещё видео!