Serbia po u bën presion aktorëve ndërkombëtarë që të organizojnë një referendum në Kosovë, duke kritikuar qeverinë Kurti përse nuk po e lejon një gjë të tillë.
Qeveria e Serbisë do të mbajë referendum më 16 janar për ndryshim të Kushtetutës, duke ndryshuar edhe gjyqësorin në vendin e saj. Megjithatë, presidenti sert Aleksandër Vuçiç thotë se ky referendum duhet të zgjerohet edhe në komunat e Kosovës, që banohen nga serbët.
Qeveria e Kosovës nuk është shprehur në lidhje me këto deklarata, mirëpo presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ditë më parë tha se ka informacione se Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë mbajtjen e referendumit serb në komunat veriore të vendit. Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë është ankuar edhe në Bashkim Evropian dhe te vendet e Quintit.
“U kemi dërguar një letër zyrtare vendeve të Quintit, në të cilën theksojmë se në këtë mënyrë Kurti po shkel të drejtat elementare njerëzore dhe qytetare të serbëve në Kosovë. Dhe u bëjmë thirrje atyre që të përdorin ndikimin dhe kapacitetin e tyre diplomatik për të ndryshuar qëndrimin e Prishtinës për mbajtjen e referendumit”, kanë thënë për gazetën “Novosti” nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Serbia#Referendum#Kosovë#TopChannel
Ещё видео!