Rruga e Borshit ku rrëshqiti dheu pak ditë më parë nuk është stabilizuar ende.
Sipas banorëve të fshatit rruga ende po rrëshqet edhe sot dhe nëse në fundjavë do ketë reshje shiu, situata mund të përkeqësohet akoma më shumë. Ky banor e ka kaluar natën pa gjumë nga frika se një shi i mundshëm do t’i shkatërrojë edhe shtëpinë poshtë rrugës.
Banorët tregojnë se rrezikun e prisnin prej kohësh për shkak të mënyrës sesi është ndërtuar. ata ia hedhin fajin firmës ndërtuese
Ngjarja përveç rrezikut që u kanos çdo ditë banorëve u ka shkaktuar edhe telashe në jetën e përditshme
Një grup audituesish nga Kontrolli i Lartë i Shtetit inspektuan dje në terren dëmet që ka pësuar rruga Llogara – Borsh për verifikuar cilësinë e punimeve në rrugën. rruga e shembur një javë më parë duhet të mirëmbahej nga firma Salillari, por e riparuar në muajt e verës ky aks nuk i rezistoi reshjeve të para.
Kompania Salillari të vetmen ndërhyrje që ka bërë janë këto blloqe betoni në pjesën e rrugës që nuk u shemb, dhe kjo qese e zeze plastike e cila më shumë shërben për ti fshehur kamerave pamjen e rëndë se sa e mbron rrugën nga uji.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Salillari#Borsh#TopChannel
Ещё видео!