Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 persona që dyshohet se trafikonin kokainë dhe kanabis në Suedi, Norvegji dhe Danimarkë. Sipas një njoftimi të SPAK, janë marrë të pandehur Klajdi Dervishin, Arteid Musallarin, Eltion Dani, Nikolin Noku dhe Zamir Hoxha.
Grupi kriminal i përbërë prej 18 personash, drejtohej nga Jetmir Kastrati dhe kanë vepruar përgjatë viteve 2018-2019, duke trafikuar 1.6 ton drogë. Nga hetimet që ka kryer Prokuroria e Posaçme rezulton se droga sigurohej në Belgjikë dhe Holandë, e më pas shpërndahej tek persona të ndryshëm të panjohur në Danimarkë, Suedi dhe Norvegji. 15 prej anëtarëve janë arrestuar, dërguar për gjykim dhe dënuar nga Gjykata e Kopenhagen.
Në Shqipëri sipas SPAK, Jetmir Kastrati, Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani janë dënuar me burg për trafik të lëndëve narkotike. Më herët SPAK i ka sekuestruar pasuritë mbi 2 mln euro organizatës dhe veçanërisht Jetmir Kastratit dhe kunatit të tij Astrit Beqiri (në emër të të cilit ishin regjistruar), ku binin në sy një pulari dhe disa biznese të tjera.
Sipas prokurorisë të ardhurat që fitoheshin nga shitja e drogës, dërgoheshin cash në Shqipëri dhe më pas investoheshin në pasuri të paluajtshme dhe aktivitete biznesi. Paratë silleshin nga Kopenhageni në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me një kompani autobusësh në Tetovë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin tek Astrit Beqiri në Shkodër.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!