Merr fundit arratia për Arbër Mehmetin, organizatorin e një grupi i cili mori peng dhe shfrytëzoi për një periudhë kohore prej 2 muajsh një 24 vjecare për prostitucuin.
33 vjecari u arrestua këtë të enjte në Fier, tre ditë pasi u shpall në kërkim nga policia. Ndaj tij rëndojnë akuzat për kryerjen e veprave penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".
Arbër Mehmeti është person i njohur për drejtëinë shqiptare. Ai rezulton se është i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentative.
Një 24 vjecare në Fier u dhunua dhe u shfrytëzua për prostitucion nga tre vajza dhe nga Arbër Mehmeti, i cili ishte organizatori i kësaj veprimtarie të kundraligjshme.
Pranvera Isufaj, 32 vjeçe, Aleksandra Toska, 19 vjecar dhe një 17 vjecare u vendosën në pranga nga policia tre ditë më parë, si bashkëpunëtore të shtetasit Arbër Mehmeti.
Përvec Mehmetit edhe Pranvera Isufaj ka precedent të mëparshëm penal. Ndaj saj, gjykata ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
32 vjecarja së bashku me dy vajzat e tjera, akuzohen për kryerjen e veprave penale"Heqja e paligjshme e lirisë", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".
Vijon puna nga ana e autoriteve për zbardhjne e plotë të kësaj ngjarje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Prostitucioni#ArbërMehmeti
Ещё видео!