Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, strukturat vendore të Krimit Ekonomik nuk do të jenë funksionale deri në hyrjen në fuqi të Strukturës së re të Policisë së Shtetit.
Lajmi u bë i ditur pas një mbledhje të zhvilluar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi me drejtuesit e Policisë së Shtetit, në nivel qendror dhe vendor, ku gjithashtu u konfirmua se janë pezulluar të gjithë drejtuesit e këtij sektori.
“Drejtori i Përgjithshëm ka pezulluar deri në hyrjen në fuqi të strukturës së re të Policisë së Shtetit, të gjithë drejtuesit vendor të Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtoritë Vendore të Policisë. Kjo për shkak të mungesës së efikasitetit të këtyre strukturave dhe mospërmbushjen e pritshmërive, në luftën kundër evazionit fiskal, paligjshmërive në fushën ekonomike, apo goditjen e korrupsionit”.
Ministri Çuçi kërkoi vëmendje të shtuar ndaj luftës kundër kanabisit, duke paralajmëruar se për çdo parcelë të konstatuar nga agjenci të tjera do të mbajnë përgjegjësi personale drejtuesit vendor.
Gjithashtu ai i kërkoi drejtuesve të policisë angazhim të strukturave inteligjente dhe ato të Rendit, për mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor të 14 majit, duke parandaluar dhe goditur me, çdo tentativë për shit-blerje vote.
Tv Klan
#krimiekonomik #bledicuci
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!