Ky është momenti kur forcat e policisë së Himarës arrestojnë 60-vjeçarin, Thodhori Mërkuri i cili mbrëmjen e së martës plagosi me thikë punonjësin e policisë, Redin Çaushaj.
Ky i fundit ka qenë jashtë shërbimit kur tek kthesa e Pilurit, pikasi dy persona që po konfliktoheshin me njëri tjetrin. Në tentativë për të ulur tensionet ai është qëlluar nga 60 vjeçari, Mërkuri.
Pasi la të plagosur efektivin me detyrë inspektor i policisë në Lukovë, autori u arratis për t’u prangosur rreth 8 orë më pas në një ish-repart ushtarak të Pilurit, ku ishte fshehur.
Ndërkohë polici i plagosur aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, ku pas një operacioni të vështirë mësohet se ka kaluar rrezikun për jetën.
Për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetësore, në spital shkoi për vizitë dhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Në një deklaratë për mediat, Balla tha se autori i kësaj ngjarje duhet marrë një dënim ekzemplar pasi sipas tij kushdo që ngre dorën mbi efektivët e policisë, ka ngritur dorën ndaj shtetit.
Thodhori Mërkuri, u arrestua në flagrancë për veprën penale “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, mbetur në tentativë”, ndërsa në pranga u vu dhe personi me të cilën po konfliktohej autori i plagosjes së policit, Redin Çaushaj.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!