Për partneritetin ndërshtetëror dhe dialogun me Serbinë është diskutuar në takimin që kanë zhvilluar presidentja dhe kryeministri i Kosovës me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken.
SHBA-ja ka përsëritur qëndrimin se dialogu duhet të mbyllet me marrëveshje që ka në qendër njohjen reciproke. Sipas Sekretarit Blinken, kjo vizitë reflekton partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Kosova është një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara dhe mendoj se siç e dini të gjithë, ka një histori të gjatë dhe të fortë mes nesh, veçanërisht me Presidentin Biden, i cili ju dërgon përshëndetjet e tij të ngrohta për të dy”.
Sekretari amerikan i Shtetit i ka falënderuar liderët e Kosovës për përkrahjen e fortë për Ukrainën dhe pritjen e refugjatëve afganë. Presidentja Osmani e ka quajtur takimin hapje të kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik.
“Së bashku qëndrojmë krah për krah në adresimin e sfidave të përbashkëta ndaj paqes, sigurisë, si dhe në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike”.
Opozita e ka mirëpritur përkrahjen e SHBA-së ndaj Kosovës. Kosova në SHBA ka nënshkruar edhe një kontratë me vlerë 236 milionë Eurosh për transformimin energjetik.
Tv Klan
#osmani #kurti #blinken
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!