Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Shërbimi Social Fier zoti Albert Sema tha se tek vendimi që këta pacientë marrin nga komisioni mjekësorë ka dhe të drejtën e ankimimit të vendimit pranë KMCAP Eprorë për rishikim dosje. 'Janë ata të vetmit që vendosin nëse pacientes i takon shoqëruesi apo jo' shprehet z.Sema. Gjithashtu ai tha se është në dijeni për gjendjen e familjes , por që 25 vjeçari është përfitues dhe për punë ditësh vendimi do t’i shkojë në njësi. Përsa i përket shumës së ndihmësit personal, mamasë, i duhet të bëjë një kërkesë tek sekretaria e shërbimit social dhe më pas ta dërgojnë në KMCAP Epror. I pyetur nga gazetarët në lidhje me ndryshimin e shumës ai tha se këto ndyshime janë në bazë të Vendimeve të Këshillit të Ministrave dhe jo në varësi të tyre. Në prani të gazetarëve zonja Mimoza plotëson formularin e ankimimit dhe gjithashtu merr njoftimin se djali është përfitues dhe nuk do të ketë më vonesa për marrjen e shumës.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!