TIRANE-PS-ja dhe PD-ja kanë rënë dakord në parim për mënyrën e financimit të partive politike në zgjedhje. Sot tryeza e reformës zgjedhore u mblodh dhe diskutoi për rreth 3 orë për propozimet e PD-së për financimet e partive, të cilën Report Tv e siguroi. Por çfarë propozon opozita? PD ka hequr dorë nga financimi 100% nga shteti i partive duke propozuar sistemin miks, por kërkon një reduktim drastik të financimit privat dhe rritje e atij publik. Oerd Bylykbashi kërkon që partitë të financohen 66% nga shteti dhe 34% nga donacionet private.
Me këtë pikë, në parim PS-ja është dakord, por Damian Gjiknuri u shpreh se mbetet të diskutohet për duke kërkuar një balancë mes kontributit shtetëror dhe atij privat. Përfaqësuesi i PS-së u shpreh skeptik për kohën që të propozimi për financimet të kthehet në ligj kur tha se "Gjërat e para mund të adresohen në Kod, ndërsa financimi mbase do të kërkojë më shumë kohë, që të adresohet dhe këtu nuk besoj se do të ketë ndarje. Pjesa e financimit që është më tërësor do të marrë më shumë kohë. Jemi për financimin miks, të gjejmë një shifër të pranueshme balancë".15 marsi është vendosur si afat nga palët për një marrëveshje politike për reformën zgjedhore. Por a do të arrijë tryeza të dalë me një konsensus në 12 ditët e mbetura? Përsëri Gjiknuri u shpreh skeptik për afatin, ndërsa u shpreh se qëllimi është që të arrihet në një marrëveshje në parim, pastaj ndryshimet mund të votohen edhe në prill, pasi nga 2021 kur janë zgjedhjet e radhës ka kohë të mjaftueshme duke shuar shpresat e opozitës për zgjedhje të parakohshme.
"Ka akoma shumë cështje të pazgjidhura, por mos e shikoni 15 masin si datë që të kemi të gjithë draftin. Duhet të kemi një dakordësi për të gjitha cështjet, procedura e tekstit dhe aprovimi mund të marrë edhe një muaj, por në 15 mars të kemi dakordësi për cështjet dhe më pas ekspertët të zbardhin draftet. Nëse kemi një marrëveshje për të gjitha cështjet është sukses i arritur. Marrëveshja ka rëndësi më pas gjithcka është zbardhje, në Kuvend mund ta aprovojmë edhe në prill, kemi kohë edhe një vit për zgjedhjet e radhës, koha është e mjaftueshme" tha ai. Përfaqësuesi i PD-së Bylykbashi hodhi akuzat për listat kur tha se Edi Rama kërkon të përmbuyshë objektivin që vendosi në kongres për 800 mijë vota me lista fantazmë.
Ещё видео!