Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Gabriel Escobar, është pritur nga kryetari i autorizuar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi si dhe deputetë të kësaj force politike. Në qendër të diskutimeve kanë qenë zhvillimet politike në vend si dhe zgjedhjet lokale të 14 majit.
Ndërkohë po këtë të mërkurë, Escobar është pritur edhe nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Dy zyrtarët vlerësuan partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe ShBA-ve, teksa në fokus të bisedës ishte edhe forcimi i mëtejshëm i sigurisë dhe qëndrueshmërisë në rajon, në kontekstin e situatës së sigurisë në Evropë.
Në kuadër të kësaj vizite Escobar ka takuar edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit. Pas vizitës zyrtarit të lartë amerikan i cili shoqërohej dhe nga ambasadorja Kim në të gjitha këto takime, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk pranoi të flasë për mediat, teksa do të ketë një komunikatë zyrtare për temën e bisedimeve në takim.
op News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#DASH#TopChannel
Ещё видео!