Moti i keq vazhdon të mbajë të pushtuar disa rajone të Greqisë, ndërsa më të forta pasojat e stuhisë pritet të ndihen në Atikë dhe Evia. Brenda vetëm 72 orësh, në vendin fqinj kanë rënë 700 milimetra shi, një sasi kjo që është sa dyfishi i reshjeve vjetore në qendër të Athinës. Reshje të dendura priten në vazhdin në Traki, Thesalinë Lindore, Peloponez, Egje e Kretë, ndërsa ekziston dhe mundësia e breshërit.
Banorët e ishullit të Evias janë paralajmëruar se vala e motit të keq mund tëe zgjasë disa ditë. Përmbytjet e shkaktuara nga stuhia e mbiquajtur “Athina”, dëmtuan një sërë shtëpish, pronarët e të cilëve po kërkojnë ndihmën e shteti për të kapërcyer këtë moment të vështirë. Në disa raste, njerëzit i kanë gjetur në breg të detit orenditë e tyre, që ishin marrë me vete nga uji. Banorët ankohen se zona në veri të ishullit nuk ishte fortifikuar, dhe thonë se pas zjarreve katastrofike të verës atje, nuk u bënë punimet e nevojshme për mbrojtjen nga përmbytjet. Sipas informacioneve, shtëpitë e dëmtuara në Evia, janë më shumë se 200.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greece#Weather#TopChannelNews
Ещё видео!