Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se shkaktarë të problemit në të cilin ndodhet selia blu janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
Për këtë arsye, ai kërkon tërheqjen e Bashës dhe të Berishës në mënyrë që të bashkohen demokratët.
“Situata e rëndë në të cilën ndodhet PD kërkon zgjidhje dhe zgjidhja do duhet të vijë nëpërmjet bashkimit, për këtë arsye i kam kërkuar pas vënies në dispozicion nga vetë z.Basha të pozicionit të tij për të zgjidhur situatën, i kam kërkuar që z.Basha të tërhiqet së bashku me shkaktarin tjetër të problemit ku ndodhet PD, z.Basha.
Një tërheqje e të dyve do ishte rruga përpara për të gjetur bashkimin mes demokratëve. Ajo që është e qartë do duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Sa kohë ka një problematikë të shkaktuar nga 2 individë do duhen të dy të tërhiqen që të gjejmë rrugën zgjidhjes për të bashkuar demokratët. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë, duke lënë mënjanë armiqësinë dhe mund të bëhemi alternativë qeverisëse, nëse vijojmë luftën të përçarë do jetë e pamundur të bëhemi alternativë qeverisëse.
z.Basha u shpreh i gatshëm jo vetëm për të bërë hap pas por për t’u bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer veten. Është një moment i rëndësishëm për të ardhmen e PD. Secili prej nesh do duhet të kapërcejnë veten. Zgjidhja vjen vetëm nëpërmjet bashkimit”, tha Gazment Bardhi pas mbledhjes së PD.
#pd #seliapd #demokrate #gazmentbardhi #krizanepd
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!