Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, se Prishtina ka gisht në trazirat në Serbi. Haradinaj ka thënë se Kosova ka mjaft telashe të sajat dhe nuk ka kohë të merret me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mohuar të ketë ndikuar në trazirat që janë krijuar në Serbi. Sipas tij, Prishtina ka problemet e veta dhe nuk ka kapacitet të ndikojë në këto zhvillime. Haradinaj ka apeluar te zyrtarët e Serbisë që të mos e përzijnë Kosovën në çështjet e tyre të brendshme.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: “Neve s’po na bie ndërmend për Serbinë. ne kemi telashet tona dhe s’jemi të përfshirë në asnjë rrethanë në zhvillimet në Serbi”.
Edhe deklaratave të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, se po rrezikohet veriu i Kosovës dhe populli serb në Kosovë sipas Haradinajt janë për zhvillimet e brendshme që i kanë atje. Ndërsa “të vjetër” e ka quajtur temën e kufijve dhe taksës.
Ramush Haradinaj, kryeministër i Kosovës: “Kosova pret ndihmën e të gjitha palëve që dialogu të vazhdojë, por të mos lidhet me një vendim të qeverisë, në këtë rast tarifën”.
Kryeministri Haradinaj e ka pranuar se nuk është takuar me krerët e shtetit që prej takimit që kanë pasur me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, por vetëm kanë rastisur të jenë në vende të njëjta. /abcnews.al
Ещё видео!