Një flesh misterioz që ndricoi qiellin mbi kryeqytetin ukrainas Kiev, ka bërë që të shpërthejnë një pafundësi spekulimesh. Zyrtarët në Kiev thanë se ata dyshonin se bëhej fjalë për një satelit të NASA-s që binte në tokë, por agjencia hapësinore amerikane tha për BBC se të gjithë satelitët e saj ishin ende në orbitë. Forca ajrore ukrainase, sugjeroi se fleshi mund të kishte qenë një meteor. Por, cfarëdo që mund të ishte ai, forca ajrore dukej e bindur se nuk ishte shkaktuar nga një sulm ajror rus, dicka kjo shumë e zakonshme që nga fillimi i pushtimit, vitin e kaluar.
Drita u pa në qiellin mbi kryeqytet rreth orës 22 të mbrëmjes. Një alarm për sulme ajrore u aktivizua por mbrojtja ajrore nuk hyri në funksionim, tha shefi i administratës ushtarake në Kiev, Serhiy Popko në telegram.
“Sipas të dhënave paraprake, ky fenomen ishte rezultat i një sateliti hapësinor të NASA-s që binte në tokë”, tha Popko. Agjencia hapësinore amerikane kishte thënë më herët këtë javë se një satelit i nxjerrë tashmë nga përdorimi me peshë 300 kg, do të rihynte në atmosferë të mërkurën. Sateliti ishte përdorur për të vëzhguar stuhitë diellore dhe ishte lëshuar në orbitën e poshtme të tokës në 2002-shin ndërs kishte dalë nga përdorimi në 2018-ën – tha NASA. Por, Rob Margetta, nga zyra e komunikimeve të NASA-s, tha për BBC se sateliti ishte ende në orbitë në kohën kur ishte parë fleshi i dritës dhe se do të rihynte në atmosferën e tokës më vonë. NASA dhe departamenti amerikan i mbrojtjes, vazhdojnë ta kenë nën gjurmim satelitin – shtoi ai.Ndërkohë në mediat sociale ukrainase kanë shpërthyer teoritë dhe memet për atë që fleshi i dritës mund të kenë qenë, me një nga më populloret që është ajo e shkaktmit të dritës nga alienët.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#NASA#TopChannel
Ещё видео!