Moti i ftohtë me temperatura nën 0 ka rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike bën me dije se dy ditët e fundit energjia e hedhur në rrjet ka arritur pikun.Për të plotësuar nevojat OSHEE ka vijuar importin e energjisë dhe vetëm, për 9 ditët e para të janarit ka blerë mbi 5 mln euro.Ndërkohë në Fierzë niveli i ujit mbetet në kuota të ulta per shkak te mungeses se reshjeve.
Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë energji elektrike gjatë ditëve të para të muajit janar.Temperaturat nën 0 duket se kanë detyruar shumë konsumatorë që të përdorin për ngrohje energjinë elektrike.
Drejtuesi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Petraq Lika deklaron se energjia e konsumuar ka tejkaluar edhe sasisë e shpenzuar gjatë darkës së ndërrrimit të viteve. Gjatë dy ditëve të fundit rezulton se është shpenzuar rreth 10 % më shumë energji.
“Kemi pasur një rritje rreth 10 % të ngarkesës. Ndryshimet e temperaturave shoqërohen edhe me rritjen e kërkesës,” u shpreh Lika.
Moti i keq me erë të fuqishme gjatë datës 5 janar shkaktoi dëme në rrjet duke shkakatuar nderprerje te energjise per mbi 60 mijë abonentë por tashmë situata është stabilizuar.
“Data 5 u regjistrua me një stuhi të madhe”, theksoi Lika.
Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka vijuar importin e energjisë për të plotësuar nevojat e furnizimit me energji në vend.Vetëm për periudhën 1 deri në 9 janar janë shpenzuar mbi 5 mln euro për blerjen e enrgjisë.Mungesa e reshjeve gjatë muajit të fundit ka ndikuar edhe në uljen e ndjeshme të nivelit të prurjeve në liqenin e Fierzës.Sipas të dhënave rezulton se niveli në Fierzë është rreth 275 m nga 296 që është maksimali ndërsa prurjet janë vetëm 120 m/3 në sekond./abcnews.al
Ещё видео!