Program “Artkand” në këtë episod të 30-të, lajmëroi shitjen e dytë rekord. “Fshati Shkjezë” i piktorit Simon Rrota u shit me vlerën 9000 euro, duke pasuar Vangjush Mion të javës së parë me 12 mijë euro.
Simon Rrota u lind në vitin 1887 në Shkodër. Në një familje katolike e qytetare. Mësimet e para i mori në shkollën françeskane. Mësuesit e vunë re që në fillim talentin e tij për pikturë. Mësimet e Kol Idromenos dhe Gjergj Fishtës i dhanë forcë ta ndjekë deri në fund të jetës rrugën e artit.
Ai ishte një piktor që pikturonte në natyrë. Nëpërmjet kësaj mënyre krijoi imazhin e piktorit të natyrës.
Nëpërmjet Simon Rrotës sot kemi trashëgiminë e një Shkodre që nuk ekziston më dhe që mund ta rjetosojmë vetëm në këto piktura.Prandaj edhe e kanë quajtur “piktori i një realiteti të humbur”
Gjithashtu dhe tabloja ‘Dimër në Razëm” e autorit Ksenofon Dilo u shit me vlerën 3000 euro.
Në këtë episod të 30-të, programi Artkand nxorri një vepër të Vilson Kilicës, “Vjeshtë”, vaj në pëlhurë, me çmimin fillestar 3500 euro, që do të qëndrojë në ankand për një javë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FshatiShkjez#Art#TopChannelNews
Ещё видео!