Lideri cecen besnik i Kremlinit, Ramzan Kadyrov, bëri thirrje për zgjerimin e ofensivës ushtarake ruse në Ukrainë. “Ka ardhur koha për vendime konkrete dhe për një operacion masiv nga të gjithë drejtimet ne Ukrainë”, deklaroi Kadyrov në profilin e tij në rrjetin Telegram.
“Unë vetë ka zhvilluar taktika dhe strategji efikase kundër terroristëve. Në këndvështrimin tim, manovrat qe po përdore në Ukrainë, janë të ngadalta- po zgjasin shumë e nuk kanë efikasitet. Lipset një koordinim i plotë i veprimeve të ushtrise dhe forcat kompetente të rreshtuara krah saj dhe një sulm i vendosur! Nuk ka nevojë për asgjë tjetër”, ka shkruar ai. Kadyrov është akuzuar nga vëzhgues të ndryshëm ndërkombëtare e të pavarur për shkelje të të drejtave të njeriut në territorin e tij, por edhe përtej.
Ai drejton një forcë të konsiderueshme paraushtarake, e cila edhe pse konsiderohet deri diku pjesë e strukturave ruse të sigurisë, i bindet atij verbërisht. Raporte të ndryshme në mediat e huaja tregojnë se Kadyrov ka bërë gati 10 miujë cecenë për t`i dërguar në ndihmë të ushtrisë ruse në Ukrainë, cka tingëllon sot disi ironike duke pasur parasysh konfliktet e dikurshme mes Cecenisë dhe Federatës Ruse, që kaluan dhe në përplasje ushtarake.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#RamzanKadyrov#Ukraine#TopChannelNews
Ещё видео!