Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Një sasi prej 70 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Operacioni i koduar “Ndalesa e fundit” ka çuar në pranga dy persona dhe janë shpallur në kërkim tre persona të tjetër. Policia sqaron se në pranga kanë përfunduar Fatbardh Hoxha 26 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë si dhe Kledi Xeka 29 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë, ndërsa janë shpallur në kërkim bashkëpunëtorët A.B, S. H dhe E.X të gjithë nga fshati Kameras i Fushë Krujës.
“Arrestimi i shtetasit Fatbardh Hoxha u bë pasi në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhe, Malësi e Madhe, ju gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa të cilen e kishte në automjetin tip Golf 5 me targë AA077RZ.
Gjithashtu arrestimi i shtetasit Kledi Xeka u bë pasi në bashkëpunim me personat e tjerë i cili ishte në drejtim të mjetit Golf 5 me targa AA 911 RV po shoqëronin shtetasin Fatbardh Hoxha për transportimin e lëndës narkotike”, sqaron policia.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Ещё видео!