Lajme arkiva 2005
Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano kanë vizituar rrethin e Dibrës ku fillimisht është ndalur në Maqellarë dhe ka përuruar fillimin e punimeve për ujësjellësit e ri dhe ndërtimit të unazës së re të Maqellarës. Më pas Nano zhvilloi një takim me banorët e kësaj zone ku për ngjyrat rozë kandidon Ilir Gjoni dhe u kërkoj atyre të vazhdojnë së bashku rrugën e nisur për të kapërcyer dyert e hapura të Evropës.
Fatos Nano: “Është siguruar fondi prej 4.8 milion dollarësh në ujësjellësin e Maqellarës. Kam biseduar vetë me kryeministrin e Luksemburgut dhe nuk bëhen këto punë me çapaçul të komunës. Unë angazhohem për shkak të marrëdhënieve të shkëlqyera me qeverinë italiane e greke dhe me qeveri të tjera të Evropës që të lehtësohet regjimi i vizave dhe një pjesë e konsiderueshme e kontingjentit prej 4 mijë vizash punësim të premtuar çdo vit në Itali të jepet me prioritet në zonën e veriut dhe në zonën tuaj.”
Turi i kreut socialist në qarkun e Dibrës vazhdoi në një takim me banorët e qytetit të Peshkopisë të cilëve u kërkoj votën për të mos lejuar ardhjen në pushtet të Berishës dhe ju premtoi se qeveria e ardhshme socialiste do t’i japë prioritet infrastrukturës duke filluar që nga rruga e Arbrit.
Fatos Nano: “Dibra ka kohë që ja mbyllur derën regresit dhe tani unë ju përgëzoj që shihni drejt të ardhmes bashkë me ne. Le ta vazhdojmë pastrimin e Dibrës dhe të Peshkopisë nga mbetjet dhe gjembat e regjimit primitiv të Saliut. Votoni për progresin! Votoni për ne, sepse kemi përgatitur një etapë të re transformimesh dhe investimesh.”
Kryetari i Partisë Socialiste vizitoi edhe zonën e Fuqinës ku kërkoi votën për kandidatin socialist Sadri Abazi./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!