Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është regjistruar sot në aksin rrugor Fier-Levan.
Ngjarja ka rreth orës 17:20 në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, ku një automjet tip Audi në të cilin udhëtonin dy persona dhe një motor janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorit, Lavdosh Lala, 41-vjeç.
Nga aksidentimi i dy mjeteve ka mbetur i plagosur dhe një kalimtar i rastit, i identifikuar si shtetasi Besnik Gjondeshi, i cili është dërguar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa dy djemtë që udhëtonin me Audi kanë shpëtuar pa lëndime.
Policia e mbërritur në vendngjarje po heton mbi zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Ещё видео!