#ervismartinaj #renea
Forcat speciale RENEA dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë mësynë mëngjesin e kësaj të hëne në banesën e Ervis Martinajt, në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Policia organizoi kontrolle në shtëpinë e tij, një ndërtesë e rrethuar me mure të larta dhe e pajisur me kamera të sigurisë, siç duket në këto pamje, në zbatim të një vendimi të Gjykatës së Posaçme kërkuar nga SPAK.
Policia ushtroi kontrolle edhe në dy shtëpi të të afërmve të Martinajt.
Si rezultat i kontrolleve u gjetën 2 armë zjarri automatikë, 1 silenciator, rreth 7 mijë fishekë luftarakë të kalibrave të ndryshëm, 9 uniforma policie, 7 jelekë multifunksionalë dhe sende të tjera të uniformave blu.
Kontrollet vijnë 8 muaj pasi Martinaj u shpall në kërkim si person që kishte porositur vrasjen e shtetasit Endrit Dokle dhe 4 muaj nga denoncimi si i zhdukur nga familjarët.
Si personazhi kryesor në dy dosje, asaj të zhdukjes së tij që po hetohet nga Prokuroria e Kurbinit dhe si i hetuar nga SPAK pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani, kontrollet e policisë duket se kanë funksion ndihmën e të dy hetimeve.
Ervis Martinaj u pa për herë të fundit në Durrës, nën shoqërinë e efektivit të Policisë së Lezhës, Jeton Lami, i cili ndodhet në gjendje arresti.
Për të hedhur dritë mbi fatin e tij, kryeministri Rama i kërkoi Policisë së Shtetit të japë përgjigje bazuar në prova, brenda një kohë të shkurtër.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!