TIRANË - Seanca e parë, pas një viti hetimesh për sulmin e armatosur kundër policisë në aksionin e një viti më parë në fshatin e Lazaratit, ka nisur me shtyrje.
Gate Mahmutaj, djali i tij Vandami, Arbjon Aliko dhe 5 të pandehur të tjerë u ulën në bankën e të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë nën akuzë si pjestarë të një grupi të strukturuar kriminal, armëmbajtje pa leje, tentativë vrasje ndaj punonjësve të policisë dhe kultivim droge.
Nga 16 persona që akuzohen si pjesë e kësaj organizate në seancë ishin vetëm 8 persona, dy prej tyre kishin sjellë deklaratë që nuk do të ishin të pranishëm në seancë, ndërsa gjashtë të tjerë janë ende në kërkim dhe do të gjykohen në mungesë.
Seanca u shty për tu zhvilluar më 22 korrik, kjo për shkak se mungonin dy avokatë, ndërsa u vendos gjithashtu që seancat në vazhdim të mbahen çdo të mërkurë në orën 09:00.
Gate Mahmutaj, djali i tij i vogël dhe pjesëtarët e tjerë që sot janë nën akuzë u arrestuan qershorin e vitit të kaluar, kohë kur Policia e Shtetit ndërmori aksionin për çrrënjosjen e çdo bime të lëndës narkotike të mbjellë në Lazarat, fshat i Gjirokastër i cilësuar më parë si “republikë e kanabisit”. Ndërhyrja e policisë, nuk u “mirëprit” në atë kohë nga ky grup të armatosurish të cilët prej ditësh nuk pushuan të shtënat ndaj policisë, derisa arritën të kapeshin.
20-vjeçari Arbjon Aliko është nën akuzë edhe për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha qershorin e këtij viti gjatë një aksioni për të kapur një grup të armatosur në fshat që kishte qëlluar ndaj policisë lokale.
Ещё видео!