Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar në lidhje me incidentin që u bë viral, ku 4 turistë italianë ikën pa paguar nga një restorant në Berat.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meloni ka thënë se ishte kryeministri Edi Rama që e ka vënë në dijeni për rastin dhe ka pohuar se ka qenë ajo që e ka paguar faturën dhe nuk janë paratë e buxhetit të shtetit.
“Teksa isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregon historinë e 4 italianëve që ikën me vrap nga një restorant pa paguar faturën. Pronari i restorantit, pasi videoja e arratisjes u bë virale, tha se ishte ende i lumtur sepse bashkatdhetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe ishin të lumtur.
Me vjen turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një Komb qe e bën veten te flasë jashtë për këto gjera, qe nuk respekton punën e te tjerëve, qe mendon se është qesharake duke i bere këtë të tjerëve. Kështu vendosa t’i kërkoja ambasadorit të shkonte të paguante faturën, të cilën e pagova personalisht. Asgjë e madhe, në fakt as që raportova për këtë”, shkruan kryeministrja italiane.
Gjithashtu Meloni shkruan se ky veprim i saj ishte kritikuar nga opozita.
“Megjithatë kjo në Itali ka krijuar edhe polemika, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën të gjithë të bien dakord për diçka kaq të parëndësishme”, tha Meloni”, shkruan më tej kryeministrja.
Një ditë më parë ambasada italiane në vendin tonë sqaroi se fatura prej rreth 80 eurosh ishte paguar sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni, duke shtuar se uron që raste të tilla të mos përsëriten.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Meloni#Turiste
Ещё видео!