Kjo është java e ndërtimit të tuneleve të shalqirit në Divjakë. Këtë vit fermerët i kanë shtuar sipërfaqet duke bërë që këto tunele të shtrihen në qindra hektarë tokë bujqësore.
Kjo teknologji prej vitesh aplikohet nga prodhuesit, sepse bën të mundur pjekjen e frutit për 3 muaj.
Nga muaji Mars që mbillet fidani deri në Maj, shalqiri rritet në tunele dhe bëhet gati për shitje. Prodhuesit thonë se janë të favorizuar edhe nga kushtet e motit.
“Fillon Divjaka tani dhe mbaron në fund të Majit."
Shalqiri i tuneleve prej plastmasi është i gjithi për eksport.
Kjo teknologji aplikohet për varietet e veçanta të shalqirit me qëllim daljen sa më shpejt të jetë në treg. Kjo e bën Divjakën eksportuesitn e parë në Ballkan të këtij fruti.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!