Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Policia e Kosoves ka perfunduar bastisjen në Banjske te Zvecanit. Autoritetet deklaruan se ky fshat do te vijojë te jete i bllokuar deri në momentin kur te vendoset se si do te procedohet ne vazhdim. Situata në veri duket e qetë. Ndërsa policia vijon të qëndroj në udhëkryqin e Banjskës, duke mos lejuar levizjen e automjeteve civile, përvev banorëve e zonës. Po ashtu here pas here vihet re edhe lëvizja e mjeteve të Eulex. Ndërkohë kryeministri i Kosoves në një postim në rrjete sociale bëri të ditura disa detaje nga takimi i 2 majit në Bruksel. ALBIN KURTIKRYEMINISTËR I KOSOVËS “Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojiçiç do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen. Ndërkohë në mbledhjen e sotme, qeveria e Kosovës ka vendosur të japë një fond prej 50 mijë ëurosh si ndihmë për familejn e punonjësit të policisë Afrim Bunjaku, I cili u vra nga grupi terrorist I serbëve pranë manastirit të Banjskës.
Ещё видео!